“Dardani nuk punon falas!”- Kritikohet ashpër Molliqaj që kundërshtoi Kurtin pas takimit të Ohrit

Aktuale

“Dardani nuk punon falas!”- Kritikohet ashpër Molliqaj që kundërshtoi Kurtin pas takimit të Ohrit

Nga: M.L. Më: 19 mars 2023 Në ora: 19:18
Dardan Molliqaj dhe Albiin Kurti

Publicisti dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof. dr. Enver Bytyçi ka komentuar paralajmërimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj se do të organizojnë protesta pas takimit të Ohrit, ku kryeministri Kurti u pajtua me aneksin e marrëveshjes për zbatimin e planit franko-gjerman.

Profesor Bytyçi duke aluduar në Molliqajn, thotë se një politikan që në ditët e sotme është vahdon të mbrojë ndarjen e Kosovës, është tradhtar i saj.

Sipas tij, protestat e Molliqajt nuk janë kundër Kurtit, por janë kundër Kosovës.

Postimi i plotë:

Dardan Molliqaj akoma pa mbaruar mirë samiti i Ohrit, thotë se "Albin Kurti e tradhtoi Kosovën" aty dhe paralajmëroi protesta!

Të jeni të sigurt se një politikan që edhe në ditët e sotme vazhdon të mbrojë ndarjen e Kosovës është tradhtari i Kosovës! E ky për habinë e të gjithëve është Dardan Molliqaj. Madje nga kjo ide kanë hequr dorë edhe përkrahësit më të flaktë të saj, së paku përkohësisht. Por, Dardani nuk heq dorë!

Ndaj duhet ta dini se protestat e Dardan Molliqajt janë jo vetëm kundër kryeministrit të vendit, por edhe kundër Kosovës. Nuk dëshiron Dardani vetemenaxhim të komunave në Kosove. Dëshiron që komunat me shumicë serbe t'i jepen Serbisë! Të jeni gjithashtu të sigurt se Dardani nuk punon falas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat