Ischinger kërkon nënshkrim dhe monitorim të marrëveshjes Kosovë – Serbi

Aktuale

Ischinger kërkon nënshkrim dhe monitorim të marrëveshjes Kosovë – Serbi

Më: 20 mars 2023 Në ora: 10:54
Wolfgang Ischinger

Wolfgang Ischinger, i cili ishte përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, ka folur rreth dakordimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel, më 27 shkurt.

Ischinger i ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë, por tha se është skeptik sepse mungesa e nënshkrimeve e bën marrëveshjen e brishtë.

Ai kërkoi mbikëqyrje të vazhdueshme të zbatimit të marrëveshjes.

“Vazhdimi i rolit të ” Kumbarit” nga BE, SHBA, Gjermania dhe Franca është shumë i rëndësishëm. Brishtësia për shkak të mungesës së nënshkrimeve formale. Si të ndërtohet besimi?”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat