“Unë me ta qitë një hambuger, ti s’po ma kthen donerin”, Shala vazhdon analogjitë e çuditshme për marrëveshjet

Aktuale

“Unë me ta qitë një hambuger, ti s’po ma kthen donerin”, Shala vazhdon analogjitë e çuditshme për marrëveshjet

Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:22
Krenar Shala

Analisti Krenar Shala ka habitur me shembujt e tij gjatë diskutimit për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë. 

Teksa analisti Adrian Çollaku po diskutonte për rëndësinë e marrëveshjes së arritur dhe pasojat nëse palët nuk e zbatojnë atë, Shala ndërhyri për situatën që po i karakterizon bisedimet.

Me shembullin e hamburgerëve dhe donerëve, Shala u përpoq të sjellë një kuptim më të gjerë të realitetit faktik lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe moszbatimin e tyre.

“Unë e ti jemi marrë vesh, çdo ditë, unë me ta qitë një hamburger me vezë, ndërsa ti një doner. Edhe unë non-stop jom t’u qitë, hajt sot hajt nesër hajt pasnesër, prit ti që po ma kthen donerin... as s’po ma kthen as kurgjo.

E çfarë po ndodh me këtë? E çka po thu me bo ti, unë me vazhdu m’u bo djalë i mirë non-stop me t’qitë hamburgera a?”, tha Shala duke iu drejtuar Çollakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat