Raci: Marrëveshja e fundit nuk flet për asnjë lloj autonomie territoriale

Aktuale

Raci: Marrëveshja e fundit nuk flet për asnjë lloj autonomie territoriale

Më: 22 mars 2023 Në ora: 16:03
Gazmir Raci

Analisti Gazmir Raci ka mohuar pretendimet se Plani i BE-së dhe Aneksi i dakordua në Ohër flasin për autonomi territoriale për komunitetin serb.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se plani dhe aneksi flasin vetëm për obligimet që ka Kosova karshi zbatimit të marrëveshjes.

“Marrëveshja e fundit nuk flet në asnjë moment për asnjë lloj autonomie territoriale siç po kanë dëshirë disa komentues. Plani dhe aneksi flasin qartë për obligimet që i ka Kosova karshi zbatimit të marrëveshjeve të arritura me herët.

Këtë e konfirmoj dje edhe emisari i BE-së, z. Lajçak dhe këtë e kanë kërkuar edhe SHBA-të”, ka shkruar Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat