Haradinaj uron Kapitenin e Policisë së Kosovës që diplomoi në Akademinë e FBI-së

Aktuale

Haradinaj uron Kapitenin e Policisë së Kosovës që diplomoi në Akademinë e FBI-së

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:02
Foto nga takimi

Sot ka diplomuar në FBI kapiten Salihu. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sukseset e Salihut dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve.

Po ashtu, i pari i AAK-së i ka falënderuar ShBA-të për ndihmën në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë.

“Radhës së udhëheqësve të Policisë së Kosovës të cilët kanë diplomuar në FBI – Akademia Kombëtare e Byrosë Federale të Hetimeve, sot iu shtua edhe Kapiteni Salihu. Sukseset e Kapitenit Salihu dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve!“

“Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë e ShBA-së në veçanti. Urime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat