Tahiri i ankohet Kurtit për rrugën Prishtinë-Podujevë: Edhe Llapi është Kosovë o kryeministër

Aktuale

Tahiri i ankohet Kurtit për rrugën Prishtinë-Podujevë: Edhe Llapi është Kosovë o kryeministër

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:44
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i është ankuar kryeministrit të Kosovës, për gjendjen e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Sipas ligjvënësit opozitar, e njëjta rrugë është në gjendje më të rëndë.

Madie, ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook i tha Kurtit se edhe Llapi është Kosovë, duke nënkuptuar se Qeveria Kurti po e anashkalon këtë pjesë të vendit.

“Rruga Prishtinë-Podujevë, kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë! Edhe Llapi është Kosovë o Kryeministër”, shkroi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat