U raportua se është intervistuar nga EULEX-i, reagon Sylejman Selimi - kjo është e vërteta

Aktuale

U raportua se është intervistuar nga EULEX-i, reagon Sylejman Selimi - kjo është e vërteta

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:53
Sylejman Selimi

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi, ka thyer heshtjen pas raportimeve të sotme nëpër media se kinse ai është intervistuar nga EULEX-i.

Selimi ka mohuar se është marrë në pyetje nga misioni i EULEX-it në Kosovë. Kësisoj, ai i quajti të pavërteta shkrimet nëpër media mbi këtë temë.

“Shkrimet në media se jam intervistuar nga EULEX-i nuk janë të vërteta”, tha ai.

Ndër të tjera, ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës tregoi se sot gjata tërë ditës ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij.

Madje, ai u shpreh se askush nuk e ka kontaktuar atë që ta intervistojë.

“Sot gjithë ditën kam qenë me miq dhe askush nuk më ka kontaktuar për të më intervistuar”, shtoi Selimi.

Gjithashtu, media ka dërguar pyetje në adresë të EULEX-it për këtë çështje, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Përndryshe, përveç pozitave të larta në UÇK, Selimi kishte qenë edhe komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, përgjatë viteve 2006-2011. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat