Kosova e Shqipëria, koordinim në politikën e jashtme

Aktuale

Kosova e Shqipëria, koordinim në politikën e jashtme

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:39
Foto nga vendngjarja

Koordinimi i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi konkret në politikën e jashtme ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, ishte fokusi i takimit të sotëm në Tiranë ndërmjet zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministres për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Megi Fino.

Ahmeti dhe Fino diskutuan mbi zhvillimet e fundit në të dyja vendet dhe në rajon.

Zëvendësministri Ahmeti, e njoftoi homologen e tij mbi përparimet e Republikë së Kosovës në indekset e demokracisë, drejtësisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë. Derisa biseda u fokusua mbi nevojën e koordinimit dhe vazhdimin e bashkëpunimit konkret në organizatat multilaterale dhe në raportet e të dyja shteteve me vendet e treta.

Në shërbim të kësaj, zëvendësministrat, sipas njoftimit të MPJD-së, u pajtuan për funksionalizimin e Grupit Ndërministror për Përfaqësim të Bashkërenduar në Arenën Ndërkombëtare dhe të ngritjes së Këshillit të Përbashkët për Planifikim Strategjik mes të dy ministrive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat