Murtezaj (ATK): Këngëtarët dyfishuan deklarimin e qarkullimit në dy vitet e fundit

Aktuale

Murtezaj (ATK): Këngëtarët dyfishuan deklarimin e qarkullimit në dy vitet e fundit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 00:20
Ilir Murtezaj

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se raportet vendore dhe ndërkombëtare kanë treguar një perfomancë pozitive të inkasimit të të hyrave tatimore të ATK-së.

Murtezaj foli për deklarimin e pasurisë nga këngëtarët, ku tha se gjatë vitit 2022 pati një rritje të deklarimit prej 100 për qind krahasuar me vitin 2021.

“Nëse flasim për këngëtarët, edhe këtu kemi një rritje të deklarimit të pasurisë ku nga një qarkullim që kishim rreth 10 milionë euro të deklaruar në vitin 2021, në vitin 2022 patëm një qarkullim mbi 20 milionë euro të deklaruar”, është shprehur Murtezaj.

Ai tha se vitet 2021 dhe 2020 kanë qenë vite me rritje të konsiderueshme të të hyrave tatimore teksa shtoi se inflacioni nuk është një impakt për këtë gjë.

“Nëse ka pasur inflacion, inflacion ka pasur në të gjithë Evropën dhe nëse shohim vendet e Ballkanit se sa kanë qenë rritjet, vetëm në dy vende ka pasur rritje pozitive, ndërsa në pjesën dërmuese kishte rënie të rritjes së të hyrave tatimore”, është shprehur Murtezaj.

Ai shtoi në vitin 2021 në raport me vitin 2021, ATK-ja kishte rreth 130 milionë euro të të hyrave, ndërsa nëse krahasohen të hyrat e vitit 2022 me atë të vitit 2021, rritja është po ashtu 130 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat