Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa

Aktuale

Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa

Më: 2 prill 2023 Në ora: 21:43
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa.

Ajo tha se 24 vjet më parë, familjet Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, të strehuar në bodrumin e familjes Vejsa, përjetuan egërsinë e regjimit gjenocidal të Serbisë

"24 vjet më parë, familjet Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, të strehuar në bodrumin e familjes Vejsa, përjetuan egërsinë e regjimit gjenocidal të Serbisë, i cili vrau mizorisht dhe më pas i dogji 20 gra, fëmijë dhe një burrë.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!", tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat