Krasniqi udhëton për në Hagë: Për të qenë pranë çlirimtarëve tanë

Aktuale

Krasniqi udhëton për në Hagë: Për të qenë pranë çlirimtarëve tanë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 22:52
Memli Krasniqi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur që është nisur për në Hage, aje ku gjenden ish-krerët e UÇK-së.

Krasniqi ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet se tashmë se është në aeroplan dhe se veshur mbanë bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Ai ka shkruar se nga “Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë”.

Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë.” – ka shkruar Krasniqi.

Një ditë para fillimit të gjyqit në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës u mblodhën në kryeqytetin Prishtinë për të kërkuar drejtësi dhe për t'i kujtuar botës se UÇK-ja luftoi për liri dhe drejtësi në Kosovë. Ata mbajtën pankarta me shkrimin "Liria ka emër", "Historia nuk mund të rishkruhet", "Drejtësi, jo politikë", duke kërkuar që procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat