Reagon Rron Gjinovci: A jeni për drejtësi edhe për Beadin Allaqin, Xhemajl Mustafen dhe shqiptarët tjerë të vrarë?

Aktuale

Reagon Rron Gjinovci: A jeni për drejtësi edhe për Beadin Allaqin, Xhemajl Mustafen dhe shqiptarët tjerë të vrarë?

Më: 2 prill 2023 Në ora: 22:59
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci, ka kritikuar marshin e sotëm të thirrur për drejtësi në gjykimin që po bëhet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale. Ai thotë se “liria nuk ka emër” dhe se në protestë nuk kanë qenë më shumë se 12 mijë persona.

Gjinovci, e quan edhe “absurde” protestën dhe se ajo dëshmon “që ndërkombëtarët e kanë pasur mirë” kur kanë thënë se në Kosovë nuk ka kushte që të gjykohen krimet e luftës, andaj është dashur të krijohet Gjykata Speciale.

Gjinovci shton se “populli i Skenderbeut” nuk mund të limitojë lirinë e tij në disa persona dhe se meritor janë të gjithë ata që aktivisht u angazhuan për dalje nga pushtimi serb, duke përmendur Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën, civilët e vrarë dhe familjen Jashari.

“Maksimumi i njerëzve që kanë qenë në këto protesta janë 12 mijë veta. Kam qenë personalisht aty. Deri të “ringsi nuk kishte shumë njerëz”. Kam ecuar aty me biçiklete.”, thotë ai në një video që ka posutar në Facebook, ku thotë se po ta shpërndante para disa viteve, do etiketohej si “shpiun i Serbisë”  

Tutje ai pyet se a jeni për drejtësi edhe për aktivistët e LDK-së dhe shqiptarët tjerë të vrarë gjatë  dhe pas luftës.

“A e dini kush është Beadin Allaqi. Ai ka qenë veprimtar i LPK-së, ku ka bërë pjesë edhe Hashim Thaci. Ai nuk është pajtuar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Në kohën e luftës ai është ftuar në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për njëfarë raporti dhe pastaj kur ka arritur aty është zhdukur e nuk dihet më për të”, thotë Gjinvoci.

“A jeni për drejtësi për Xhemaj Msutafën. Ai dyshohet se është vrarë paslufte për motive politike. A jeni pr drejtësi pr të gjithë aktivistët e LDK-së që janë vrarë pas lufte dhe shqiptarët e tjerë të vrarë”, përfundon ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat