Babai i Granit Xhakës flet nga Haga: Ish-krerët e UÇK-së, janë të pastërt si loti

Aktuale

Babai i Granit Xhakës flet nga Haga: Ish-krerët e UÇK-së, janë të pastërt si loti

Më: 3 prill 2023 Në ora: 11:53
Ragip Xhaka

Ragip Xhaka, babai i dy futbollistëve të mirënjohur, Granit e Taulant Xhaka, është duke protestuar para Dhomave të Specializuara të Hagës, bashkë me qindra protestues të tjera.

Xhaka ka thënë se është turp për Evropën, t’i akuzojë padrejtësisht Hashim Thaçin dhe të tjerët.

Ai ka thënë se UÇK-ja, nuk e ka bërë asnjë krim por vetëm e ka mbrojtur Kosovën nga makineria kriminale serbe.

Tutje ai u shpreh se ish-krerët e UÇK-së, janë të pafajshëm dhe se sipas tij kanë qenë dhe janë shtylla e Kosovës.

“Kjo çka i vishet kryetarit dhe tjerëve ushtarëve të UÇK-së, është makabër e madhe, Evropa nën sqetullat e veta do ta mbaj këtë marrë. UCK, është ushtri guerile më e njohur në Evropë, dhe sot një nga më të avancuarat. Jam i bindur se është e pastër, s’ka bërë asnjë krim, por i ka mbrojt trojet e veta, duke i njohur personalisht të gjithë ata që gjenden brenda, janë mbyllur në burgjet e Hagës, e di që janë të pastër sikur loti, kanë qenë dhe do të jenë shtylla e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Ragip Xhaka, kryeson degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në shtetin e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat