Hoxha për “Marshin për drejtësi”: Na kishte marrë malli t’i shohim krejt bashkë

Aktuale

Hoxha për “Marshin për drejtësi”: Na kishte marrë malli t’i shohim krejt bashkë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:40
Ideatorja e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha

Ideatorja e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha, ka thënë se marshi i djeshëm në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, ishte madhështor. Sipas saj, dje Kosova u bashkua për historinë e saj.

"Të gjitha rrugët dje çuan në Prishtinë. Dje Kosova u bashkua për historinë e saj. Dje ishte një ditë madhështore. Na kishte marrë malli me i pa krejt bashkë. Por krejt kjo do të ishte e pamundur pa vullnetarët dhe policinë që u kujdesen për rendin dhe ligjin. Maturia dhe qytetaria e djeshme ishte për tu admiruar", ka thënë ajo.

Edhe Ismail Tasholli ka falënderuar familjarët e çlirimtarëve.

"Ky ishte marshi ynë i dinjitetit. E Kosova më shumë se kurrë ka nevojë të jetë bashkë", tha ai.

Ndryshe, sot kur ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, shqiptarë nga vise të ndryshme të botës kanë protestuar në mënyrë paqësore në mbështetje të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat