​Ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe nesër në Kosovë

Aktuale

​Ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe nesër në Kosovë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan nesër (të martën) do të qëndrojë në Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se ministri Zayed Al Nahyan do të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë prej orës 11:45.

Ndërsa, takimi bilateral në Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë nis në orën 12:30.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret nesër në Kosovë, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan”, thuhet në njoftimin e ministrisë së MPJD-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat