Gashi: Specialja s’do ndalet vetëm me këto raste, do ketë edhe hetime tjera

Aktuale

Gashi: Specialja s’do ndalet vetëm me këto raste, do ketë edhe hetime tjera

Më: 4 prill 2023 Në ora: 00:15
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të ndalet vetëm me këto raste që është duke i hetuar aktualisht.

Në Edicionin Special, ai ka thënë se do të ketë edhe hetime të tjera pasi sipas tij, kjo gjykatë do të mundohet që t’ia zgjasë vetes mandatin.

“Këto tetë vjet janë vetëm fillimi i një gjykatë me të cilën do të merremi edhe 10 vitet e ardhshme”.

“Ne kemi rastet prej Thaçit deri të Shala që janë për çështje për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. E kemi Haradinajn dhe Gucatin të cilët nuk janë për krime të luftës, por për dëshmitë që pretendohet që janë publikuar në selinë e tyre”.

“Nëse ne i ndajmë në raste, deri më tani i kemi katër raste. Mendoj që Gjykata Speciale nuk do të ndalet vetëm në këto katër raste. Apetitet e tyre për ta zgjatur mandatin e tyre nuk do të ndalen”.

“E kemi formuar një monstrum juridik. Ne të gjithë besojmë në drejtësi. Frika ime është që prokuroria i ka marrë provat nga Serbia. Me prova të Serbisë mund t’i dënojnë edhe fëmijët që s’kanë qenë të lindur fare. Ka qenë një nguti për ta formuar Specialen në dëm tonin dhe tani përpjekjet për ta ndaluar janë të kota”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat