Jashari: UÇK ishte e popullit, jo e partive politike

Aktuale

Jashari: UÇK ishte e popullit, jo e partive politike

Më: 4 prill 2023 Në ora: 00:36
Xhavit Jashari

Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se spektri politik në Kosovë duhet të jenë unifkues dhe të dalin në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe ndaj ish krerëve të saj që po akuzohen nga Specialja.

Ai e ka quajtur Gjykatë selektive Specialen derisa përmendi rreth 500 masakra të kryera nga forcat serbe në Kosovë dhe ende s’kanë marrë epilog nga drejtësia.  

“Është e dhimbshme të shohësh kryeministrin duke përshëndetur vetëm Rexhep Selimin. Është e papranueshme që të insistuohet një përçarje në baza partiake.

Do të ishte e dëshmte sepse UÇK-ja ka lindur nga populli e jo nga partitë politike”, deklaroi Jashari teksa u pyet për mbështetjen e VV-së ndaj marshit për drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat