Arianit Koci i reagon ashpër Speciales për Radivoje Papoviq: Ai ishte dora dhe armë e Millosheviçit në Kosovë!

Aktuale

Arianit Koci i reagon ashpër Speciales për Radivoje Papoviq: Ai ishte dora dhe armë e Millosheviçit në Kosovë!

Nga: M.H. Më: 4 prill 2023 Në ora: 08:40
Arianit Koci

Prokuroria e Specializuar në Hagë, gjatë shpalosjes së aktakuzës kundër katër krerëve të UÇK-së, në procesin gjyqësor që ka filluar sot në Hagë, ka përmendur sulmin ndaj rektorit serb të Universitetit të Prishtinës, Radivoje Papoviq.

Ai nuk ishte objektiv legjitim ushtarak. Ishte civil dhe është vënë në shënjestër për veprimtaritë e tij në sistemin arsimor”, deklaroi Prokuroria.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar avokati Arianit Koci.

Ai përmes një postimi në Faceboook e quan autogoli monumental të Gjykatës Speciale, përcjell “Bota sot”.

Avokati thotë që Papoviq ka qenë dora e zgjatur dhe armë e Millosheviçit në Kosovë.

Kjo edhe është njëra prej arsyeve që kam qenë kundër Gjykatës Speciale”, shton tutje avokati.

Postimi i plotë

Çfarë autogoli monumental e ka bërë Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, duke e cilësuar rektorin e masave të dhunshme Radivoje Papoviç, që dëboi dhunshëm studentët dhe profesorët shqiptarë nga UP-ja, duke e përfshirë babanë tim dhe mua personalisht.

Përndryshe, e kam njohur si figurë Papoviçin. Biolog me profesion, më së paku ka qenë intelektual dhe njeri.

Ka qenë vegël, dorë e zgjatur dhe armë e Millosheviçit në Kosovë.

Eksponent i egër i shovinizmit serb.

Kriminel në kuptimin e plotë të fjalës.

Kjo edhe është njëra prej arsyeve që kam qenë kundër Gjykatës Speciale.

Kontekstin shoqëror te ne, nuk e njohin sa duhet ndërkombëtarët.

Mbi të gjitha, ende është dubioze se kush e ka sulmuar rektorin e dhunshëm. Informatat preliminare kanë qenë se vet pushteti i asaj kohe e ka organizuar sulmin. Sikur në rastin famëkeq “Panda”, në Pejë.

Shto kësaj faktin që sulmi është kryer në me 24 janar të vitit 1997.

Gjykata Speciale ka juridiksion kohor prej vitit 1998 deri në vitin 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat