Haki Abazi hedh akuza ndaj Kurtit dhe Kusari-Lilës - ja çfarë thotë

Aktuale

Haki Abazi hedh akuza ndaj Kurtit dhe Kusari-Lilës - ja çfarë thotë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 09:10
Deputeti Haki Abazi

Deputeti Haki Abazi ka vazhduar me akuza në drejtim të kryeministri, Albin Kurti dhe shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Abazi ka thënë se Vetëvendosje udhëhiqet nga një person që nuk është fare pjesë e saj, duke iu referuar Kusari-Lilës i referohet si përçarëse brenda partisë

“Unë e shoh duke mosfunksionuar (VV-në). 51 përqindëshi udhëhiqet prej një personi e cila nuk është pjesë e Vetëvendosjes, e cila në angazhimin e saj politik ka qenë përçarëse në të gjitha struktura ku ka qenë aty, dhe mjafton të pyetni edhe gratë që kanë qenë brenda AKR-së se çfarë mendojnë për rolin e zonjës në fjalë dhe njëjtën strategji e ka përdorur përçajë dhe sundo në Grupin Parlamentar dhe kjo mjafton se është arsyeja kryesore e frustrimit, pakënaqësitë dhe mungesës së kohezionit brenda GP” – ka thënë ai.

Ai ka folur disa fjalë edhe për anëtaren e VV-së, Dejona Mihalin, duke thënë se bashkë me Kurtin kishin bërë çmos që ta largonin nga partia.

“Kemi pas diskutim të detajuar për zgjedhjet lokale. Po thuajse në stilin e njëjtë është diskutuar dhe janë mbajtur të mbyllura vendimet për këtë çështje. Mandej tentimi i fundit për të shkuar përpara dhe për të përmirësuar pozicionin e dhënies së imputit, kanë qenë zgjedhjet e fundit të brendshme të VV-së, ku zotri Kurti në një formë ose tjetër bashkë me Dejona Mihalin e të tjerët, kanë bërë çka ka qenë e mundur të bëhet për të eliminuar emrin tim dhe emrat tjerë nga struktura, gjë që përfundoi realisht me zgjedhje që nuk kanë qenë fare vullnet i masës dhe i aktivistëve por ka qenë një plan i nxjerrjes së emrave të përveçëm që mund të konsiderohen më shumë lojal dhe të bindur ndaj asaj se çfarë mund të diskutohet.” – ka thënë Abazi për Ekonomia Online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat