Avokati i Thaçit para Prokurorisë, përmend të gjitha masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë

Aktuale

Avokati i Thaçit para Prokurorisë, përmend të gjitha masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 10:24
Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit

Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij sot, ai ka numëruar disa nga masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë.

Keohe ka nisur numërimin e tij që nga masakra e Jasharëve, duke folur për të gjitha me radhë, deri tek masakra e Reçakut.

Gjyqi në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur punimet për ditën e dytë.

Në seancën e sotme në Hagë të Holandës palët mbrojtëse do t’i shpalosin argumentet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat