Andi Bushati: Prokurorët e Speciales treguan kujdes politik e juridik për të hedhur poshtë “Lira ka emër”

Aktuale

Andi Bushati: Prokurorët e Speciales treguan kujdes politik e juridik për të hedhur poshtë “Lira ka emër”

Më: 4 prill 2023 Në ora: 10:31
Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati

Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka komentuar fillimin e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Bushati në Euronews Albania, ka thënë se prokurorët e Speciales u treguan të kujdesshëm në aspektin juridik dhe politik.

Ai ka thënë se aktakuza pretendon që ish-krerët e UÇK-së nuk po akuzohen si luftëtarë kundër Serbisë por po akuzohen “luftëtarë që kanë vrarë bashkë-atdhëtarët e tyre për të fituar më shumë pushtet”.

“Nuk ka ndonjë surprizë nga ajo që ishte thënë më para. Ajo që mua më bëri përshtypje nga fjalimet e prokurorëve ishte një kujdes, jo vetëm juridik por i veshur dhe politikisht dhe për të hedhur poshtë ‘Liria ka Emër”. Aktakuza pretendonte: këta nuk po i akuzojmë si luftëtarë kundra Serbisë por po i akuzojmë si luftëtarë që kanë vrarë bashkë-atdhëtarët e tyre për të fituar më shumë pushtet. Kishte një kujdes politik për të thënë që kjo nuk është një akt-akuzë ndaj UÇK-së por ndaj disa njerëzve që kanë abuzuar dhe me luftën për të zgjeruar pushtetin e tyre.”- ka thënë ai.

Më tje, Bushati ka thënë se sipas tij në aktakuzën në gjykatën e Hagës flitet për krime që shqiptarët kanë bërë ndaj shqiptarëve, dhe kjo duhet gjykuar.

“Një komb i madh ka forcën të dënojë krimin që ndodh brenda tij, ky është një shërim nga damka. Duke parë aktakuzën këtu flitet për krime të shqiptarëve ndaj shqiptarëve. S’ka punë Serbia këtu, nuk është çështje lufte kjo. Prandaj kësaj damke duhet t’i shkojmë deri në fund, e nëse ka pasur edhe nga ata që Klosi i quan heronjë që kanë bërë krime, ata duhet të shkojnë në burg si kriminelë e jo si heronjë të legjendave që i tregojmë fëmijëve.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat