“Qika” dhe RrGGK-ja me aksion para institucioneve – kërkojnë drejtësi për Sebahate Morinën

Aktuale

“Qika” dhe RrGGK-ja me aksion para institucioneve – kërkojnë drejtësi për Sebahate Morinën

Më: 4 prill 2023 Në ora: 10:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizata “QIKA” dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, kanë ka mbajtur një aksion simbolik para tri institucioneve: Qeverisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Arsyeja e këtij aksioni ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kishte konstatuar se institucionet kanë dështuar ta trajtojnë rastin e së ndjerës Sebahate Morina.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se në këtë aksion kanë kërkuar përgjegjësi për dështimin e këtij rasti.

“Aksioni i sotëm është sepse ne e kemi parë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur për disa shkelje që janë bërë nga institucionet tona në trajtimin e rastit të së ndjerës Sebahate Morinës”.

Kemi dalë për me bë thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi që menjëherë të marrin masat e duhura ndaj zyrtarëve që kanë dështuar ta mbrojnë të ndjerën”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat