Lushaku Sadriu: Kush punon në sektor publik dhe mori pagën e shkurtit e kuptoi se është varfëruar

Aktuale

Lushaku Sadriu: Kush punon në sektor publik dhe mori pagën e shkurtit e kuptoi se është varfëruar

Më: 4 prill 2023 Në ora: 11:42
Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu, ka shkruar të martën se secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar.

“Pagat e tyre janë zvogëluar duke ua hequr edhe shtesat”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se edhe produktet esenciale janë duke u rritur.

“Çmimet e produkteve janë ngritur dhe gjërat esenciale po bëhen të papërballueshme për shumicën. Çdo ditë, mbijetesa po bëhet sfidë në Kosovë, e në anën tjetër, Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë”, ka thënë Lushtaku Sadriu.

Ajo e ka pyetur Qeverinë se “A jeni të vetëdijshëm që me paaftësinë e juaj i keni varfëruar qytetarët”.

Pagat e muajit shkurt kanë dalë sipas ligjit të ri të pagave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat