Thaçi pritet t’i drejtohet Speciales me fjalim

Aktuale

Thaçi pritet t’i drejtohet Speciales me fjalim

Më: 4 prill 2023 Në ora: 11:58
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i drejtohet me fjalim Gjykatës Speciale, pas përfundimit të fjalëve hyrëse të dy mbrojtësve të tij, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiç.

Në seancën që po mbahet ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, është duke u vazhduar me deklaratën hyrëse të secilit prej katër ekipeve të mbrojtjes.

Avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në pika të shkurtra, do të paraqesin mbrojtjen e tyre kundër akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjykata Speciale ka njoftuar se 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat