Mbrojtja: UNMIK-u mori Kosovën nga 13 qershor 1999

Aktuale

Mbrojtja: UNMIK-u mori Kosovën nga 13 qershor 1999

Më: 4 prill 2023 Në ora: 12:08
Gregory Kehoe

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka theksuar se Qeveria e Përkohshme nuk ka pas asnjë ndikim në Kosovën e pasluftës.

Sipas tij, kjo ishte hera e parë që OKB-ja kishte krijuar një prani ndërkombëtare civile dhe të sigurisë të mandatuar sipas Rezolutës 1244 për të marrë kontrollin e plotë mbi funksionet gjyqësore, ligjore, të sigurisë dhe administrative.

Ky nuk ishte një mision tipik paqeruajtës. Ishte një gjë e paprecedentë. Ndërmarrja e OKB-së për sa i përket madhësisë dhe kompleksitetit. UNMIK-u u mandatua për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të rivendosur Institucionet e vetëqeverisjes së Kosovës”, ka thënë avokati.

Prokuoria është mundur që të fajësojë Qeverinë e Përkoshme për dhunën që kishte ndodhur në ditët dhe javët e para të pasluftës.

Ai ka cituar zyrtarë të Pentagonit, të cilit kishin theksuar kur NATO do të hyjë në Kosovë, shumë serbë do të deshirojnë të kthehen në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat