Mbrojtja ia lëshon Speciales videon: 13 parlamentarët nuk u kërcënuan e as lënduan në Qirez nga UÇK-ja

Aktuale

Mbrojtja ia lëshon Speciales videon: 13 parlamentarët nuk u kërcënuan e as lënduan në Qirez nga UÇK-ja

Më: 4 prill 2023 Në ora: 13:09
Gjergj Dedaj

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaci, ia ka lëshuar një video të Gjergj Dedajt, të vitit 1998, ku ai thotë se përkundër që ishin ndaluar nga UCK në Qirez, ishin trajtuar mirë nga UCK.

Dedaj në video: 23 shtator 1998 : Me të arritur në Qirez, ka arritur një efektiv i policisë sic thane sekrete e UCK-së, më kanë pyet kush është këtu, tham jemi 30 persona nga Prishtina, kanë pasë bidesa të ndara me ne, janë interesu për aktivitetin tonë politik, për bisedat që kanë pasë për mu edhe ne cilësinë e Partisë Liberale të Kosovës.

Dje pasi ka filluar një ofenzivë e egër, në Qirez kemi paarë njerëz që lëviznin në drejtime të ndryshme, pyesnin kah je ka shkon ti kah unë, një gjendje që s’mund të përshkruhet si pasojë e ofenzivës serbe.

Deri në orën 14:00 Nuk kemi qenë të kërcënuar, në kuptimin e fjalës kërcënim, kur mendoj se ndalesa sipas mendimit tim ishte e pakuptimtë, edhe pse nuk kishte arsye të ndaloheshim.

Ai efektiv, ka pasë sjellje korrekte me ne.

Më pas mbrojtja vazhdon kështu:

‘Parlamentarët protestuan ndaj faktit që ishin ndaluar, ata thonë se nuk ishin kërcënuar. Ata thonë se njësitë që u takuan me neve u sollën në mënyrë korrekte.

Prokuroria e than ë aktakuzë të kundërtën, këta nuk duken se kanë lendime të dukshme sic u tha nga Prokuroria’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat