Publikohet një bisedë e Thaçit me Bill Clinton pas çlirimit të Kosovës

Aktuale

Publikohet një bisedë e Thaçit me Bill Clinton pas çlirimit të Kosovës

Më: 4 prill 2023 Në ora: 13:18
Bill Clinton dhe Hashim Thaçi

Presidenti amerikan, Bill Clinton më 20 qershor të vitit 1999 kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin pasi ishte arritur marrëveshja për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë bisedë, Clinton e kishte falënderuar Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes, derisa Thaçi në trasnskript i ka thënë se një gjë e të tillë e ka bërë për shkak të punës drejt paqes dhe krijimit të stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Gjithashtu në telefonatën e zhvilluar në qershorin e 1999, Clinton ka theksuar se qëndrimi i Thaçit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteve është shumë i rëndësishëm.

Këtë transkript e ka publikuar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, në kohën kur tashmë po zhvillohet procesi i gjykimit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-bashkëluftëtarëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat