Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur – bota tani e di që s’kishte “Shtëpi të Verdhë”

Aktuale

Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur – bota tani e di që s’kishte “Shtëpi të Verdhë”

Më: 4 prill 2023 Në ora: 13:21
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në deklaratën pa betim, tha se në momentin kur ka dalë raporti i ish-senatorit Dick Marty, ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare hetim të pavarur.

Thaçi tha se ishte bashkësia ndërkombëtare ajo që i ka thënë se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për ta hequr “renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë”, teksa shtoi se “kjo sakrifice ia ka vlejtur”.

“Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik organesh dhe se ‘Shtëpia e Verdhë’ s’ka ekzistuar kurrë”, tha Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se ai personalisht, UÇK-ja dhe të gjithë shqiptarët janë shfajësuar nga akuzat e Martyt.

“E vërteta është thënë se reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë në përfundim të këtij procesi”, është shprehur Thaçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat