Zyrtari i lartë i administratës shtetërore jep dorëheqje, e lë Kosovën për Gjermaninë

Aktuale

Zyrtari i lartë i administratës shtetërore jep dorëheqje, e lë Kosovën për Gjermaninë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:20
Arton Smaili

Ikja e qytetarëve nga Kosova në drejtim të vendeve të ndryshme të Evropës tashmë është bërë trend i zakonshëm.

Kështu ka vepruar edhe Arton Smaili, zyrtari i Lartë i Burimeve Njerëzore në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi kulturor.

Ai thotë se ka vendosur që të shkojë në Gjermani për jetë më të mirë.

‘’Nëpërmjet këtij njoftimi ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje vullnetarisht nga pozita ime si Zyrtari Lartë i Burimeve Njerëzore, konkretisht Udhëheqës i Personelit në kuadër të KKTK-së. Pozicioni që mbajë nga viti 2019 deri më sot 04.04.2023. Më lejoni të i’u informoj se nga tani dhe për një periudhë të pacaktuar do të jetoj dhe veproj në shtetin Gjerman’’, ka bërë të ditur Smaili.

Ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është sa familjare po aq edhe profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat