Vajza e Jakup Krasniqit: Nuk janë lot dobësie, por janë vite të shumta me dhimbje që s’pushuan kurrë

Aktuale

Vajza e Jakup Krasniqit: Nuk janë lot dobësie, por janë vite të shumta me dhimbje që s’pushuan kurrë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:59
Jakup Krasniqi

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë dalë edhe sot para trupit gjykues në kuadër të Gjykatës Speciale.

Gjatë fjalës së Gregory Keohe, avokatit të Hashim Thaçit, i cili foli për krimet serbe në Kosovë dhe civilët që po vuanin, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shpërthyer në lot.

Në lidhje me këtë ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.

Ajo përmendi vujatjet e babait të saj ndër vite dhe padrejtësitë me të cilat u përball ai.

“Gjakë i derdhur lum, e ndërsa ti përballësh me drejtësinë, kriminelët serb po shijojnë lirinë. Pastaj thua ç’është kjo drejtësi ndërkombëtare që për shqiptarët me shekuj, gjithçka ishte vetëm drejtësi kurrë”, shkroi ajo.

Postimi i plotë i saj:

Imagjino këtë

Kalon rinin në ilegale, duke shpresuar dhe ëndërruar se një ditë ti dhe populli yt do të gëzoni lirinë

Sapo mbush të tridhjetat, arrestohësh dhe dënohesh me 15 vite burgim.

Burgim në burgjet barbare dhe ç’njerëzore të ish-Jugosllavisë. Në burgjet e një pushteti të egër që me vite po vriste dhe zhdukte shqiptarët e Kosovës.

Pas daljes nga burgu, tani më ke arritur të dyzetat. Vazhdon përpjekjet për lirinë e popullit aty ku e kishe lënë 10 vite me pare.

Edhe pse “i lire” nuk ishe i lire, sepse arrestohesh e torturohesh prap nga forcat policore të një sistemi kriminal të Serbisë.

Sjell femijët në jetë, por e ndjen se asnjëherë sdo të jenë mirë, po qe s’qenë të lirë.

Ndërsa agresori serb po vriste popullsinë shqiptare, bota ndërkombëtare kishte lënë ne harrese këtë popull të vogël e të shtypur me vite. E kupton që është vetëm një rrugë, të kapësh armët dhe të kërkosh me forcë atë çfar me vite ishte mohuar me fjalë. Se liria e asnjë populli nuk erdhi pa shumë luftë e gjakë të derdhur.

Liria erdhi e sapo ke mbushur të pesëdhjetat, erdhi dhe pavaresia.

Pastaj ende pa hyrë në të shtatëdhjetat arrestohesh për gjoja krime të luftës, krime që as si kishe imagjinuar, krime që nuk ishin kryer kurrë nga ti.

Po kalon edhe njëherë jetën ne burgjet e ne gjyqet e padrejtësisë. Familja jote as tani spo gjen dot qetësinë, se kishte lirinë.

Pastaj imagjino këtë, mijra civil shqiptarë të vrarë e të masakruar për të cilët drejtësia asnjëherë nuk shkoi në vend.

Vrasje!

Masakra!

Gjakë i derdhur lum, e ndërsa ti përballësh me drejtësinë, kriminelët serb po shijojnë lirinë. Pastaj thua ç’është kjo drejtësi ndërkombëtare që për shqiptarët me shekuj, gjithçka ishte vetëm drejtësi kurrë.

E pas gjithë këtyre dhimbjeve, vuajtjeve e plagëve të pashëruara, kur ke perball imazhet e krimeve barbare të popullit tënd, nuk mund të përmbahesh, do të derdhësh lotë.

Nuk jane lotë dobësie, por janë vite të shumta me dhimbje që spushuan kurrë, janë plagë të krijuara nga torturat në rini që nuk u shëruan kurrë.

Janë vite të shumta përballje me padrejtësinë, janë lotë që do shndërrohen në forcë që edhe njëherë të luftosh për lirinë.

Tek ty Babi, shoh forcën që se di nga të buron. Shoh shpresën për një jetë më të mirë.

Faleminderit qe je i till, njeriu më NJERI që njoh në jetën time.

Me shume dashuri e perhere një me lotët tu,

Gresa jote

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat