Avokati Emerson: Nuk ka asnjë provë që Veseli ka kryer ose nxitur ndonjë krim

Aktuale

Avokati Emerson: Nuk ka asnjë provë që Veseli ka kryer ose nxitur ndonjë krim

Më: 4 prill 2023 Në ora: 15:23
Ben Emerson, avokat i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Ben Emerson, avokat i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në fjalën e tij argumentuese se nuk ka dëshmitarë që mund të dëshmojë se klienti i tij mund të jetë përfshirë në çfarëdo krimi në periudhën e luftës.

“Nuk ka asnjë provë që ai të ketë qenë i pranishëm në çfarëdo krimi, të ketë autorizuar apo nxitur një krim ose politike kriminale, apo të ketë marrë ndonjë raportim të ndonjë krimi të kryer”, është shprehur Emerson.

“Nuk ka asnjë provë në këto pika. Nuk ka asnjë provë që ai të mos ketë marrë hapa për të parandaluar ndonjë krim. Nuk ka një dokument të vetëm në të gjitha provat që të ketë nënshkrimin e tij”.

Avokati Emerson ka theksuar se një dokument i cili përmban vulën e Veselit, është një i datës 21 tetor 1998 që u arrit me qeverinë në ekzil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat