Jakup Krasniqi po shkruan libër të ri në Hagë

Aktuale

Jakup Krasniqi po shkruan libër të ri në Hagë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:48
Jakup Krasniqi

Dardan Krasniqi, djali i vëllait të zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, bëri të ditur se gjatë paraburgimit në Hagë, Krasniqi vazhdimisht shkruan dhe ka mundësi të botohet ndonjë libër nga ai.

Njëkohësisht, tregoi që Krasniqi gëzon shëndet shumë të mirë, përfshirë këtu edhe aspektin moral.

“Në paraburgim, baca Jakup lexon shumë, përgatitet për rastin, është në bashkëbisedim me të tjerët që janë atje, ndajnë hallet e përbashkëta pasi janë bërë si familje atje. Përndryshe, shkruan edhe poezi, shkruan libra, vazhdon të jetë shumë aktiv në atë drejtim. Po shkruan libër të ri që mund të jetë në botim. Pra, mund të pritet botimi i ndonjë shkrimi, mund të priten edhe libra tjerë në të ardhmen. Vetëm që ne urojmë ta kemi sa më parë në mesin tonë dhe ata libra e gjithë ato shkrime, të kenë një jehonë tjetër. Është shumë mirë me shëndet, nuk ka asnjë telashe edhe moralisht është në nivelin e duhur, i pathyeshëm si gjithmonë”, deklaroi Krasniqi.

Djali i vëllait të tij, tregoi që familjarët po e krahasojnë Krasaniqin me një personalitet me rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar, Ismail Qemalin.

“Nganjëherë po i themi, po dukesh si Ismail Qemali me atë mjekërr të bardhë, ajo mjekërr pasqyron shumë më shumë se një mjekër”, theksoi tutje Krasniqi.

I pyetur se a kanë pasur mundësi ta shohin marshin për drejtësi në sheshet e Prishtinës, Krasniqi tha se sipas informatave, marshin e kanë përcjellë drejtpërdrejt.

“Besoj që e kanë parë marshin, pasi kanë qasje në disa televizione dhe sipas informatave që kemi, e kanë përcjellë drejtpërdrejt. Ishte një ndjenjë shumë pozitive”, tregoi më tej Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat