Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, vjen reagimi i familjes së veprimtarit të vrarë të LDK-së: Keni durim!

Aktuale

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, vjen reagimi i familjes së veprimtarit të vrarë të LDK-së: Keni durim!

Nga: A.Zh Më: 5 prill 2023 Në ora: 19:36
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, është deklaruar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që po zhvillohet në Hagë.

Kjo familje, përmes një postimi në Facebook, konsideron se sulmet ndaj prokurorëve amerikanë në Hagë, janë pengesë për drejtësinë, përcjell Bota sot.

Familja Imeri ka kërkuar që të mos pengohet procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale, pasi sipas tyre, “djersa e gazetarëve dhe analistëve nga e kaluara nuk do të shkojë huq”.

Reagimi i plotë:

Çdo deklaratë që 'gazetarët - analistët' e bëjnë se kinse po i ndihmojnë të pandehurit, do t'i dëmtojë ata.

Sulmet që po bëhen ndaj prokurorëve amerikanë, dëshmitarëve në lidhje me procesin që po zhvillohet në Hagë, janë pengesë për drejtësinë dhe ashtu do të konsiderohet.

Andaj, keni durim dhe mos e pengoni procesin gjyqësor në Hagë, sepse edhe provat e juaja po jetësohen, po shohin dritën, po shfaqen gjatë këtij procesi.

Kontributi i juaj për ngritjen e aktakuzave është i pakontestuar.

Të jeni të sigurtë zotërinj të dëshpëruar 'analistë e gazetarë', mundi dhe djersa e juaj e së kaluarës nuk do t’u shkojë huq.

Image
Postimi i familjes Imeri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat