Krasniqi shtron iftar për Myftiun Naim Tërrnava dhe bashkëpunëtorët e BIK

Aktuale

Krasniqi shtron iftar për Myftiun Naim Tërrnava dhe bashkëpunëtorët e BIK

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:51
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sonte i ka shtruar iftar Myftiut, Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Krasniqi shkruan se përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji.

”Sonte, kisha kënaqësinë ta kem në iftar Myftiun Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji.

Uroj që frymëzimi i këtij muaji, për të bërë vepra të mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të na përcjellë gjatë gjithë kohës.

Myftiun e përgëzova për punën e vlefshme të BIK-ut në ndihmë nevojtarëve dhe e falënderova veçanërisht për mbështetjen e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha marshit paqësor për drejtësi, në solidarizim me themeluesit e UÇK-së në Hagë.

Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat