Avokati: Mbrojtja t’i përdorë dëshmitë nga gjykimi i Millosheviqit në Tribunalin e Hagës

Aktuale

Avokati: Mbrojtja t’i përdorë dëshmitë nga gjykimi i Millosheviqit në Tribunalin e Hagës

Më: 6 prill 2023 Në ora: 00:06
Krerët e UÇK-së në Hagë

Avokati Skender Musa ka folur rreth prezantimit të parë të paraqitur nga prokurorët e ZPS-së në ditën e parë të procesit të gjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së që po akuzohen në Hagë.

Musa deklaroi se nuk ka pasur keqtrajtime ndaj zyrtarëve të LDK-së ashtu siç pretendon Prokuroria, dhe se për të njëjtat mbrojtja e të akuzuarve mund të marrë si dëshmi edhe deklaratën e ish-presidentit Ibrahim Rugova që pati dhënë në Tribunalin e Hagës.

Edhe dëshmia nga gjykimi i ish-presidentit të Jugosllavisë e Serbisë, Slobodan Millosheviq i akuzuar nga ky tribunal për krime në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e në Kroaci, mund të jetë favor të të akuzuarve.

 “Gjatë luftës nuk ka pasur keqtrajtime nëpër zonat e UÇK-së, as ndalime ndaj zyrtarëve të LDK-së, këtë e ka dëshmuar edhe Ibragim Rugova. Mbrotja është mirë të marrë dëshmitë e dhëna nga gjykimi i Milloshevicit në Hagë. Ato janë dëshmitë më të mira dhe më të forta në favor të mbrojtjes. Ato mund të merren nga Zyra administrative e Hagës, ose nga ish-mbrojtësit ose ish-prokurorët.”, tha Musa.

Aika përmendur edhe rolin e LDK-së gjatë luftës në Kosovë, për të cilin thotë se ishte i jashtëzakonshëm.

“LDK-ja gjatë luftës ka qenë një logjistikë e jashtëzakonisht e fuqishme e UÇK-së dhe e popullit që kanë qenë nëpër zona të caktuara.”, shtoi Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat