U dënua me 26 vjet burgim, Gjykata Speciale urdhër Salih Mustafës/ Kaq para duhet të paguajë si zhdëmtim për viktimat

Aktuale

U dënua me 26 vjet burgim, Gjykata Speciale urdhër Salih Mustafës/ Kaq para duhet të paguajë si zhdëmtim për viktimat

Më: 6 prill 2023 Në ora: 08:56 Përditësuar në ora: 12:39 më 06.04.2023
Salih Mustafa

Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim viktimave

Gjykata Speciale e ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta.

Gjykata ka vendosur që viktima 8 të shpërblehet me 30 mijë euro, viktima 9 me 80 mijë euro dhe viktima 10 me 60 mijë euro.

Fillon seanca për urdhrin për zhdëmtim kundër Salih Mustafës

Sot në Dhomat e Specializuara po mbahet seanca e parë ku do shqiptohet urdhri i parë për zhdëmtim, kundër Salih Mustafës.

Kryegjykatësja tha se viktimat po ashtu do të dëmshpërblehen.

Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim më 16 dhjetor të vitit të kaluar, nën akuzat për krime të rënda gjatë vitit 1999, në një kompleks në Zllashë të Kosovës.

Specialja shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave kundër Salih Mustafës

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të mblidhet sërish këtë të enjte.

Duke filluar nga ora 12:00 ky trup do të shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.

Kujtojmë se me 18 dhjetor Mustafa është dënuar të nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat