Kurti: Termi i marrëveshjes së 4 prillit është “viktimat e zhdukura me dhunë”

Aktuale

Kurti: Termi i marrëveshjes së 4 prillit është “viktimat e zhdukura me dhunë”

Më: 6 prill 2023 Në ora: 10:20
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se termi i përdorur në marrëveshjen e fundit në Bruksel mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqit është “viktimat e zhdukura me dhunë”.

Kurti tha se ai është termi i cili është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes.

“Pra, edhe atëherë kur do të thuhet “personat e pagjetur” “të zhdukur”, “që mungojnë”, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë”, është shprehur Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë tha se bashkë me Bislimin do të analizojnë rezultatin e takimi më 4 prill, teksa bëri të ditur se për këtë muaj ai është i gatshëm për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Mirëpo, edhe një herë po e theksoj, duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes kemi një nen, i 10-it, i cili është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme”.

“Por, si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër është pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht të zhdukurve me dhunë”, është shprehur Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat