Kurti pyetet për gjykimin në Hagë, kjo është përgjigja e tij

Aktuale

Kurti pyetet për gjykimin në Hagë, kjo është përgjigja e tij

Më: 6 prill 2023 Në ora: 10:53
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media është pyetur edhe për çështjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por s’është përgjigjur.

“S’ke folur asnjëherë”, i tha gazetari pas pyetjes, por Kurti tha se është me nxitim.

“Më falni se duhet me shku direkt në Kuvend”, ishte përgjigjja e Kurtit.

Kujtojmë se sot mbahet senacë, ku do të raportojë kryeministri për punën dyvjeçare të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat