Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë

Aktuale

Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:24
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, foli në Kuvend për shtrenjtimin e rrymës duke theksuar se ky vendim nuk i prekë qytetarët në Veri të vendit. Ajo hodhi kritika në drejtm të Qeverisë se i ka lënë pasdore kategoritë e dala nga lufta, prandaj kërkoi nga ZRRE të lirojë nga pagesa e faturës së rrymës kategoritë e dala nga lufta.

Ajo tha se shtrenjtimi i rrymës është gjë e papranueshme në këtë kohë krize.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës ka marrë vendim për shtrejtimin e rrymës 15%. Rritja tarifore do të jetë për të gjitha kategoritë. Shtrejtimi i rrymës në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me luftën e tyre për rezistencë është i papranueshëm dhe i papërballueshëm për qytetarët e vendit. Shtrenjtimi nuk i prek qytyetarët në Veri të Mitrovicës që vazhdojnë të jenë të privilegjuar nga kjo qeveri e vendit tonë”, tha Msuliu.

“Me këtë vendim shkelen të drejtat e qytetarëve të Mitrovicës Jugore. Me këtë shtrejtim bëhet diskriminim në baza etnike është deklaruar edhe KMDLNJ”, tha Musliu në Kuvend.

Ajo kërkoi që ZRRE të lirojë nga pagesa kategoritë e dala nga lufta, pasi siç u shpreh e kanë “të pamundur të jetojnë me 170 euro”.

“Sot kam kërkesë që ka të bëjë me një kategori të ndjeshme dhe të çmuar, siç janë kategoritë e dala nga lufta që nga kjo qeveri janë lënë pasdore në çdo aspekt. Kërkoj nga ZRRE të lirojë nga pagesa e faturës së rrymës kategoritë e dala nga lufta”, tha ajo.

Deputetja Musliu tha se veteranët po prangosen për shkak të mospagesës së rrymës, ndërsa qytetarët serbë nuk e paguajnë asnjë cent për rrymën.

“Është e papranueshme që të shohësh duke u prangosur veteranë e invalidë të UÇK-së në pamundësi për të paguar rrymën, si arrestimi i Besim Musa nga Mitrovica. Në pamundësi të pagesës u prangos…Veteranët si Besimi të prangoset ndërsa jo larg lagjes ku jeton ai janë mijëra qytetarë serbë që nuk paguajnë asnjë cent për rrymën e shpenzuar”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat