“Hashim Thaçi Haxhi ‘Polari’ prej Broje”, vajza e Gani Gecit ofendon Thaçin, Konjufca ia tërheq vërejtjen

Aktuale

“Hashim Thaçi Haxhi ‘Polari’ prej Broje”, vajza e Gani Gecit ofendon Thaçin, Konjufca ia tërheq vërejtjen

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:30
Deputetja e LDK-së, Marigonë Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci

Deputetja e LDK-së, Marigonë Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci, ka folur sot në Kuvend për të ashtuquajturën “Komunikatën nr. 59” të UÇK-së. Ajo thotë se ish-Presidenti Hashim Thaçi ka tentuar ta shkatërrojë familjen e saj.

Në fund të fjalës së saj, ajo ka thënë se familjen dhe babanë e saj nuk ka arritur shkatërrojë as pushteti serb i Slobodan Millosheviqit dhe as Thaçi, të cilit ia ka përmendur babanë dhe fshatin prej nga vjen.

“Mbajeni në mend të gjithë ju se familjen time dhe babain tim nuk ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja [shërbimi sekret serb] i Millosheviqit, e jo më Hashim Haxhi ‘Polari’ prej Broje”, ka thënë Geci.

“Kujdes fjalorin parlamentar të nderuar deputetë, kur t’iu referoheni figurave publike”, ka thënë Konjufca, pas fjalës së deputetes së LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat