Haxhiu ia kthen Deliu-Kodrës: Ligji për KPK-në lajm i mirë veç për juve

Aktuale

Haxhiu ia kthen Deliu-Kodrës: Ligji për KPK-në lajm i mirë veç për juve

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:50
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nuk është lajm i mirë për drejtësinë.

Kështu deklaroi ministrja pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se ky vendim në fakt është lajm i mirë.

“Është lajm i mirë vetëm për juve si parti opozitare dhe për grupet e interesit brenda sistemeve të drejtësisë të cilët ia kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë. Sa kanë përgjegjësi sistemi i drejtësisë për mosveprim dhe neglizhencë po aq keni edhe ju përgjegjësi që e keni ndrydhur e shtrydhur sistemin e drejtësisë për interesat e juaja personale”.

“Me qeverinë Kurti nuk do të ndodhë më ashtu sepse sistemi i drejtësisë do të jetë i pavarur dhe transparent, efikas e llogaridhënës, por është lajm i keq edhe për qytetarët ky aktgjykim sepse ju e dini që një nga arsyet kryesore se pse ne si qeveri kemi marr mbështetje të madhe qytetare janë dy zotimet tona, drejtësi dhe punësim. Qytetarët e duan drejtësinë, e duan ligjin, e duan shtetin e së drejtës, aktgjykimi është lajm i keq për qytetarët për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit”, tha ministrja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat