Musliu-Qeverisë: Do të mbaheni mend si Qeveri e Vitrave

Aktuale

Musliu-Qeverisë: Do të mbaheni mend si Qeveri e Vitrave

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:58
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti, do të mbahet mend si Qeveri e vitrave.

Po ashtu ajo ka thënë se derisa Qeveria ndan miliona euro, për pagesat e energjisë në veri, ajo duhet t’i lirojë nga pagesa e energjisë dhe veteranët e UÇK-së dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

“Keni me u mbajt mend si Qeveri e vitrave, kjo është e padiskutueshme. Është e qartë që me njërën dorë ia jepni nga 100 euro lëmoshë, e me dy duart ia merrni. Keni subvencionu faturat e energjisë, tash ia keni rrit faturat e energjisë. Përderisa kjo Qeveri i ka nda mbi 150 milion euro për pagesat për energji në veri të Mitrovicës, kërkoj nga ju t’i lironi nga pagesa e rrymës të gjithë veteranët e UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta.  

Lironi të gjithë veteranët e UÇK-së nga pagesa e rrymës, sepse ata janë në gjendje të mjerueshme. Mos u frikoni, është momenti i fundit të reflektoni, e keni diskriminu në çdo aspekt këtë kategori”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat