Kurti për zgjedhjet në veri: Kushdo që synon të cenojë mbajtjen e tyre – do të përballet me forcën e ligjit

Aktuale

Kurti për zgjedhjet në veri: Kushdo që synon të cenojë mbajtjen e tyre – do të përballet me forcën e ligjit

Më: 6 prill 2023 Në ora: 12:37
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për përgatitjen e mbajtjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Kurti tha se kushdo që synon të cenoj të drejtën e votimit të lirshëm do të përballet me forcën e ligjit nga institucionet tona.

“Pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm dhe pa pengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cenoj këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti.

Ai më tej shtoi se si institucione ofrojnë siguri për qytetarët pa dallim.

“Unë jam i bindur në bazë të organeve dhe institucioneve tona shtetërore që unë besoj fuqishëm se janë duke i ofruar t gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi. U bëjë thirrje qytetarëve në katër komunat në veri që të dalin dhe të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar”, tha Kurti.

Kryeministri këto deklarata i bëri pasi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e pyeti se bazuar në rrethanat aktuale a mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në veri.

Kurti më tej shtoi se Qeveria e Kosovës në proceset zgjedhore është në shërbim të KQZ dhe kësisoj i përgjigjen kërkesave të tyre.

“Konfrom obligimeve kemi marrë veprimet e duhura në mbështetje të KQZ, kemi venë në dispozicion mekanizmat institucional dhe burime te nevojshme për përgatitjen dhe organizimin e duhur të zgjedhjeve në veri. Ministrit e linjës dhe institucionet tjera përgjegjëse janë në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me KQZ për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces”, tha Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat