Lirohet i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Aktuale

Lirohet i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Më: 6 prill 2023 Në ora: 12:56
Donjeta Pajazitaj, viktima

Vendimi për lirimin e Naser Pajazitajt, e mori Kolegji Penal i Gjykatës Supreme.

Kështu tha në një përgjigje Antigona Uka-Lutfiu.

Uka-Lutfiu tha se vendimi u mor në seancën e mbajtur sot, më 6 prill.

“Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, tha ajo.

Lidhur me rastin më herët ka raportuar edhe Klan Kosova.

Pas dënimit rasti ishte kthyer në rigjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat