Inspektorët hyjnë në byfe të Kuvendit, priten nga marrësi i vendimit që ndaloi pirjen e duhanit në vende të mbyllura

Aktuale

Inspektorët hyjnë në byfe të Kuvendit, priten nga marrësi i vendimit që ndaloi pirjen e duhanit në vende të mbyllura

Më: 6 prill 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Vendimi për ndalimin rreptësisht të konsumimit të duhanit në hapësira të mbyllura ka çuar sot inspektorët sanitarë të AUV-së pikërisht në insitucionin e legjislativit.

Disa inspektorë janë parë në byfenë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke biseduar me ministrin Faton Peci.

A kanë vënë re parregullësi dhe shkelje të vendimit apo kanë qenë duke marrë instruksione nga ministri, akoma nuk është bërë e qartë.

Image
Inspektoret në Kuvend

Kujtojmë se ditë më parë, inspektorët kanë mbylur disa byfe në objektin e Qeverisë në ish-Rilindje, pikërisht për shkak të mospërfilljes së vendimit që ndalon pirjen e duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat