Krasniqi: Kosova po zbrazet, kjo është fytyra e Qeverisë Kurti

Aktuale

Krasniqi: Kosova po zbrazet, kjo është fytyra e Qeverisë Kurti

Më: 6 prill 2023 Në ora: 13:51
Milazim Krasniqi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas fjalimit të kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje të tij, ai foli për çështjen e migrimit për të cilën tha se është ajo që flet më së miri për punën e tij.

Krasniqi dha edhe disa shifra në bazë të të cilave deklaroi se “Kosova po zbrazet”.

“Përgjatë dy viteve të fundit mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për me kërku një jetë më të mirë jashtë vendit. Mesatarisht mbi 1000 qytetarë në javë. Pra gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107310 qytetarë kanë ikur nga Kosova. Jo si turistë, por si mërgimtarë që e kanë e kanë humbur shpresën dhe besimin në perspektivën që mundet ta ofrojë shtetin tonë”.

Krasniqi tha se ata që po ikin nga vendi janë nga çdo kategori e shoqërisë, mjekë e mësimdhënës, infermierë e arkitektë.

“Vetë e me familje. Nga fshati e nga qyteti, nga çdo cep i Kosovës. Të papunë e të punësuar. Kosova po zbrazet, vendi ynë po shpopullohet e familjet tona po zvogëlohen. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes tënde, kryeministër. Ky migrim i paprecedentë flet më së miri se sa janë të kënaqur njerëzit dhe familjet me punën tënde. Çka do që flet kryeministër s’ka asnjë vlerë. Mos u merr me neve në Kuvend. Tregoju atyre rreth 100 mijë familjeve që iu kanë ikur fëmijët gjatë qeverisjes tënde se çfarë suksesi ke arritur dhe si ja u ke përmirësuar jetën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat