​Haradinaj: Shko Albin pasi askush s’ka pa hajr prej teje

Aktuale

​Haradinaj: Shko Albin pasi askush s’ka pa hajr prej teje

Më: 6 prill 2023 Në ora: 14:28
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendin ka treguar pakënaqësitë e tij për Qeverisjen Kurti. 

Për të treguar zbatimin e buxhetit nga Qeveria, Haradinaj përmendi disa të dhëna të raportit janar-shtator 2022.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal për janar-shtator ka realizuar 0% të buxhetit, Ministria e Pushtet Lokal 1% të buxhetit, Ministria e Industrisë 5, e Shëndetësisë 6%, e Financave 6%, e Ekonomisë 13%, e Kulturës 13% dhe ajo e Mbrojtjes 15%”, tha Haradinaj.

Sipas tij, 800  milion Buxhet i Kosovës, i mbajtur peng në një periudhë inflacioni për 20%, nuk quhet sukses dhe se asnjë qeveri në botë nuk e ka quajtur sukses.

“Ato para të taksapaguesve, kane qenë të dedikuara me ligj për buxhetin, dhe mos zbatimi i ligjit për buxhetin është veprim jo ligjor. Në shoqëritë tjera e në vendet e tjera kërkohet llogaridhënie për ata që nuk e kanë zbatuar ligjin e buxhetit, dikush duhet me dhënë përgjegjësi”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij dikush është dashur të burgosej për mbajtjen peng të parave të buxhetit të Republikës së Kosovës dhe nuk e ka dërguar tek qytetari.

“Njëra ndër arsyet pse e kemi gjendjen të pashpresë në vend është ndërprerja e krejt investimeve kapitale, krejt projekte madhore të këtij vendi, infrastruktura është ndërprerë. Ka dy vite që kryeministri ynë që përmendke miliarda nuk e ka shti 1 cent në projekte strategjike”, tha Haradinaj.

Ai tha se mbajtja e buxhetit peng është strategji e Kurtit që ti lodhë njerëzit, komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, qytetarët të cilët sipas tij Kurti dëshiron ti kthejë në skllavë dhe të njëjtit të varen nga ai kur i jepet lëmoshë.

“Unë mendoj që ti e ke një strategji perfide, sa i përket buxhetit. Ti po do me i lodhë njerëzit, po do me i lodhë komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, po do me i lodhë qytetarët, me i kthy në skllavë, që ata me u varë prej teje kur po ua jep një lëmoshë”, tha Haradinaj, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

Ai i ka thënë Kurtit se nuk e kupton pse ai ia ka marrë inatin shtetit të tij, me mos rritjen e rrogave.

“Unë e kuptoj nëse ja merrë inati Serbisë ti kryeministër se të ka mbajt në burg e të ka keqtrajtu, , por nuk e kuptoj pse ja ke marrë inati shtetit tënd të punësuarve të sektorit publik, pse i vetmi polic i rajonit që nuk i rritet rroga është polici i Kosovës, pse i vetmi ushtar që s’ka rritje rroge, pse nuk i rritet rroga doganierit, pse nuk i rritet rroga AKI-së, cfarë inati ki me ta pse s’jau rrit rrogat. Pse jau ke marrë inati mësuesve të Kosovës për 50 euro i ke mbajt shkollat mshelë”, tha Haradinaj.

Ai e ka akuzuar Kurtin edhe për nepotizëm.

“Ke thënë ma herët kushërinjtë janë për dasma, për shpi për familje, jo kryeministër nuk ish kanë ashtu, nuk e ki një në këtë kabinet që se ka ja një vlla ja një motër, ja një balldesk ja një baxhanak ja një kushëri ja një të afërm në pozicione kyqe, nuk ke lënë bord të një kompanie publike pa e kap”, tha Haradinaj.

Në fund të fjalimit të tij ai ka kërkuar nga ALbin Kurti që të shkojë ashtu siç ky i fundit i kishte kërkuar Hashim Thaqit.

“Dikur i kë thënë Hashim Thaqi në këtë foltore “shko Hashim”, ta deshti puna shkoj Hashimi, çka është ma mirë në këtë Kosovën tonë? Prej që ke ardhe ti unë nuk po shohë që dikush ka pa hajr prej teje…edhe unë po t’thom “shko Albin, shko se s’je ka qit gja në dritë në Kosovë, veç nuk mujt me t’thanë shko atje ku janë ata, po shko ku dush ti veç shko”, tha në fund Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat