Dalin pamjet e Naser Pajazitaj pas lirimit nga burgu

Aktuale

Dalin pamjet e Naser Pajazitaj pas lirimit nga burgu

Më: 6 prill 2023 Në ora: 15:27
Naser Pajazitaj në mes pas daljes nga burgu

I akuzuari kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, është liruar nga burgu.

Fotografinë e ka publikuar njëri nga avokatët e Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën tonë si mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Ai mbajti 7 vite burg për një vrasje të cilën nuk e kishte kryer. Tri herë, pa prova, u dënua me burgim të përjetshëm. Sot pas 7 viteve Gjykata Supreme dha drejtësi përfundimisht duke e liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin”, ka shkruar ai.

Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Më pas, Apeli e dënoi me 35 vjet burgim.

Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar edhe Gjykata Supreme pak më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat