Avokati Florim Shefqeti për lirimin e Naser Pajazitajt: Njëra nga gjykatat ka gabuar në thelb, nevojitet urgjentisht Vetting

Aktuale

Avokati Florim Shefqeti për lirimin e Naser Pajazitajt: Njëra nga gjykatat ka gabuar në thelb, nevojitet urgjentisht Vetting

Më: 6 prill 2023 Në ora: 17:34
Florim Shefqeti

Avokati Florim Shefqeti, në lidhje me lirimin nga akuzat të Naser Pajazitaj, i cili fillimisht ishte dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, ka thënë se Gjykata Themelore apo ajo Supreme, ia ka huqur në thelb kësaj lënde.

Kjo për shkak se sipas tij, kanë ekzistuar dy esktreme, ai i Gjykatës Themelore, për dënim të përjetshëm kurse ky i fundit për lirim nga akuzat.

“Janë dy esktreme të ndryshme që në praktikat e mirëfllita në gjykata normale nuk do duhej të ishin si të tilla. Nuk themi që nuk është dashur Gjykata Themelore, ta dënoj apo ajo supreme ta liroj, mirëpo njëra nga këto e kanë huqur, madje e kanë huqur në thelb, duke qenë se janë dy esktreme të kundërta. Nuk po flasim për dy vite më shumë apo më pak, por po flasim për dy ekstreme të kundërta”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në këtë rast del të ketë pasur probleme në hetime dhe në ndërtim të akatakuzës.

Sipas tij në Kosovë, ka nivel të dobët të aktakuzave, dhe për këtë shkak vijnë deri në këso lloj vendimesh ekstreme.

“Ajo që është shqetësuese, nëse është ashtu, nëse personi i liruar nuk e ka kryer vrasjen atëherë kush kush e ka kryer këtë vrasje, sepse një person është i vrarë. Kemi problem me hetimet konkretisht me aspektin e zhvillimeve të hetimeve të policisë respektivisht, autorizimeve që ipen nga ana e prokurorisë. Kjo dërgon në një fakt tjetër, që kemi nivel të dobët të aktakuzave, niveli i dobët i aktakuzave, të çon në lojë pingpongu, me ndjenjat edhe të familjes së të vrarit dhe të familjes së Naser Pajazitajt.”, ka thënë ai.

Këto raste sipas tij janë arsye të mjaftueshme që të ketë vetting në sistemin e drejtësisë, që do të përfshinte performancë profesionale dhe përmbajtjen e hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat