Kica-Xhelili: Kurrë Vettingu nuk u prioritizua mjaftueshëm, sot po flasim për mbetje

Aktuale

Kica-Xhelili: Kurrë Vettingu nuk u prioritizua mjaftueshëm, sot po flasim për mbetje

Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:15
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nuk ëshë bërë progres i mjaftueshëm për realizimin e Vettingut.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka theksuar se tani kanë mbetur vetëm mbetjen e Vettingut dhe se janë duke punuar me ato.

“Në qoftë se Vettingu është sukses, a ju kujtohet se si është premtuar se do të duket Vettingu? A ju kujtohet se Vettingu është dashtë të jetë gjithëpërfshirës? Dhe se do t’i përfshinte të gjithë akterët të gjithë prokurorët, të gjithë gjyqtarët”.

“Kemi thënë se vetëm atëherë do të ketë drejtësi në Kosovë, vetëm atëherë Vettingu, do të kryejë punën që është nisur. Çka ka mbetur sot? Pse nuk na besuan? Pse nuk i besuan qeverisë? A ishte fakti që shkuam me tri reforma paralele, thuajse se jemi shtet multimilionësh me njerëz. Kurrë Vettingu nuk u prioritizua mjaftueshëm, prandaj nuk u bë këtë duhet ta pranojmë. Vettingu nuk po bëhet sepse kurrë nuk e kemi prioritizuar, sot i kemi mbetjet, sot po flasim për mbetje”, ka thënë Kica-Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat